MIRËSEVJEN NË EFLO

Ne jemi një kompani e cila është themeluar në vitin 1992 me emrin ARSIK SHPK dhe jemi një nga kompanitë e para shqiptare e cila operonte në fushën e enëve të kuzhinës. ARSIK SHPK vazhdoi aktivitetin e saj për një periudhë 21 vjecare duke qenë një nga kompanitë lider në tregun shqiptar. Aktiviteti i saj ka qenë i shtrirë në të gjithë territorin e shqipërise si në fushën e produkteve shtëpiake ashtu dhe në fushën e produkteve profesionale (restorante & bare etj) duke bashkëpunuar me kompani serioze në tregun europian. Në vitin 2013 nga kjo kompani lindi kompania EFLO SHPK e cila vazhdon aktivitetin duke u zgjeruar dhe me tej me bashkpunimet e saj me disa nga kompanitë më në zë në tregun europian si DUROBOR, UNIGLASS, BORMIOLI ROCCO, PENTOLE AGNELLI, SALVINELLI, PIAZZA, MOTTA , TRAMONTINA etj. EFLO SHPK zotëron dhe brands e saj si OKILA në fushën e artikujve shtepiake dhe BARELO në fushën horeca . EFLO është një kompani e cila tregton me shumicë dhe pakicë duke patur dhe dyqanet e saj si dhe bashkpuntorët tanë në të gjitha rrethet e shqipërisë.